Tifozëve u ka ardhur në majtë hundës: i shpallin luftë Juventusit!

Mbas ndeshjes së Superkupës së Italisë që u zhvillua në Arabinë Saudite, tifozët anekënd e botës vazhdojnë të flasin edhe më shumë për favorizimin e Juventusit nga ana e gjyqtarëve në ndeshjen e mësipërme.
Një zhurmë e madhe u ngrit sidomos, për shkak të penalltisë së padhënë kundër klubit torinez, kur Andrea Konti u faullua brenda zonës së rreptësisë andej nga fundi i ndeshjes dhe gjyqtari Luka Banti refuzoi të konsultohej me VAR-in.
Mesazhi kryesor që kanë dërguar tifozët përmes rrjeteve sociale, konsiston tek ajo se atyre u ka ardhur në majë të hundës favorizimi i “Zonjës së vjetër” torineze nga gjyqtarët dhe ata u kanë kërkuar tifozëve italianë që t’i bojktojnë ndeshjet e klubit kampion të Italisë!
Sfidanti.al