Tifozët ultras të PSG në sulm: Nejmar ka shumë punë për të bërë për të na rifituar

‘Nejmarit do t’i duhet shumë punë për të na rifituar-kështu mbyllet komunikate e grupimit të tifozëve ultras të PSG, Collectif Ultras Paris që kanë shfaqur kundërshtimet e tyre për cështjen Nejmar me brazilianin që në fund qëndroi të kampionët e Francës dhe që tani do t’i duhet të fitojë faljen në Parkun e Princave

‘Si futbollist, nejmar është një ndër talentet më të mëdha të brezit të tij-lexohet në komunikatën e tifozëve të Paris Sën Zhermenit-por për ne ky nuk është aspekti më i rëndësishëm. Ajo për të cilën ne e qortojmë atë, është mungesa e respektit  e treguar prej tij në disa raste, madje ai edhe e ka poshtëruar Paris Sën Zhermenin. E qortojmë për strategjinë e krijuar; atë të një komunikimi të keq për të na lënë dhe për t’u kthyer të Barcelona, një prej rivalëve tanë kryesorë në kompeticionet evropiane duke bërë që përfaqësuesit e tij të shprehin mendimin e lojtarit në cdo vend’.

sfidanti.al