Tifozët e Junajtidit rebelohen; një pjesë do braktisin stadiumin ndaj Uolvesit

Manchester United pas humbjes me Burnleyn duket se po i afrohet pikës më të ulët të tij dhe cdo ndeshje e Djajve të Kuq janë një rebus i vërtetë për tifozët. tashmë është krijuar një situatë e cila ka bërë që te tifozët të humbasë durimi. Tashmë tifozët e Manchester United janë të lodhur me gjendjen e ekipit që duket si i vënë në gjumë gjatë këtij sezoni.

Por pakënaqësia e tifozëve nuk është në drejtim të trajnerit Solskjaer, por për ata që e drejtojnë këtë klub legjendar të cilit duket se i ka mbetur vetëm hija e atij që ka qenë dikur. kështu që për sfidën me Ëolverhamptonin, një pjesë e tyre do të braktisin shkallët e Old Trafford në shenjë proteste kundër Familjes Glazer dhe Ed Ëoodëard dhe e gjithë kjo do të ndodhë gjatë ndeshjes pikërisht në minutën e 58 që përkon edhe me datën e tragjedisë së Mynihut në vitin 1958.

Përllogaritet se Familja Glazer ka investuar mbi 1 miliard Euro që nga momenti i marrjes së kontrollit të klubit, ndërkohë që borxhi i akumuluar shkon në 300 milionë Euro me pagesën vjetore të interesit prej 65 milionë Euro, një investim i konsiderueshëm ky për Manchester United por që nuk ka sjellë fitimet e pritura

sfidanti.al