Tifozët e Realit të përdhosur : Dorëheqje të Perezit dhe Solarit!

Reali i Madridit pësoi një humbje me të vërtetë poshtëruese, duke u mundur edhe një herë tjetër në “Santiago Bernabe”, kësaj here 1-4 nga Ajaksi i Amsterdamit në Ligën e Kampioneve, dhe duke u eliminuar kështu nga kjo Ligë që pa shkuar në çerekfinale të saj.
Trajneri Santiago Solari, edhe para kësaj ndeshjeje, ndodhej në qendër të kritikave për rezultatët e dobta të Realit, kurse tani mbas humbjes së re shkarkimi i tij duket fare pranë, ndërkohë që këtë po e kërkojnë madje edhe në rrugë tifozët realas. Por këta të fundit nuk janë të pakënaqur vetëm nga Solari, tani ata po kërkojnë edhe “kokën” e presidentit Florentino Perez, të cilin e fajësojnë për largimin e Kristiano Ronaldos.
Në fakt, Reali i Madridit po zhvillon një sezon për faqe të zezë, duke u eliminuar, pa iu afruar fazës finale, nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, ndërkohë që titulli i La Ligës tani është bërë i paarritshëm për të. Reali në fillim të sezonit me në krye Perezin dhe Solarin synuan tripletën e kampionit (La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve) dhe, në realitet, klubi “mbretëror” e siguroi tripletën, por ajo atë të fituesit, por të humbësit të madh!
Sfidanti.al