Tifozët e Lazios, parrullë fyese për Zaniolon: Çalamani i Romës

Roma shokohet nga një parrullë fyese që tifozët e Lazios shpalosën në qendrën stërvitore të skuadrës verdhekuqe Trigoria. Edhe këtë radhë në shënjestër u vu futbollisti i Romës Nicolo Zaniolo që 2 javë më parë pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë. ‘Zaniolo si Rocca…çalamani i Romës-lexohej në parrullën e turpshme të tifozëve lazialë që iu referuan ish lojtarit tjetër verdhekuq Francesco Rocca në 1972-81 që pësoi një dëmtim të rëndë gjatë karrierës së tij duke iu nënshtruar 5 operacioneve

Ndërkaq ka ardhur reagimi edhe i vajzës së Francesco Roccës  që nuk i pëlqeu aspak kjo parrullë e tifozëve lazialë

‘A ndiheni më mirë tani? Ndiheni më të fortë, më të mëdhenj, më inteligjentë? Lum ju-është mesazhi i vajzës së Roccas-mua në fakt ma shpifni. Ma shpifni, jo si lazialë,por si qenie njerëzore, individë me të cilët për fat të keq jam në një kategori speciesh. nuk bëhet fjalë për Romën dhe lazion, ajo që u shfaq në Trigoria shkon përtej një tifozerie normale. Është prova që tregon sesa e sëmurë është shoqëria e sotme e aftë  të transformojë edhe një lojë të bukur si futbolli  në një vend të sëmurë ku nuk ekziston solidariteti, humanizmi, por vetëm dhuna. Ai që e shkroi këtë ndoshta nuk e di se cfarë ka hequr i dëmtuari, cfarë ka hequr babai im që ka akoma ende shenjat dhe të asaj që po kalon Zaniolo për të cilin shpresoj që problemi të jetë më i vogël. Të merresh me atë që për shkaqe të jashtme në të kaluarën dhe atë që aktualisht është në një gjendje të vështirë, është një veprim prej burracakësh’.

sfidanti.al