Tifozët e Evertonit e festojnë më këngë humbjen e titullit nga Liverpuli!

Rivaliteti mes Liverpulit dhe Evertonit që i përket të njëjtit qytet, është aq i madh, saqë ndonjëherë të habit. Urrejtja e ndërsjellë i kalon të gjithë kufijtë dhe shembull konkret është fakti se tifozët e Evertonit, menjëherë sapo u mor vesh se Mançester Siti u shpall kampion, pasi në ndeshjen e fundit mundi Brajtonin (1-4), u mblodhën dhe festuan para stadiumit të tyre, “Gudison Park”.

Ndërkohë që shihnin lojtarët e Sitit që ngrinin kupën e kampionit të mbushur me shampanjë, tifozët e shumtë të Evertonin filluan të këndonin, ndërkohë që gjatë të gjithë kohës brohorisnin: “Ju (Liverpuli) e humbët titullin në ‘Gudison’”, duke pasur parasysh se ndeshja e zhvilluar në këtë stadium, më 3 mars, përfundoi në barazim 0-0. Pra, nëse “të kuqtë” do ta kishin fituar atë ndeshje, do të ishte Liverpuli ai që do ta ngrinte mbi kokë kupën e mbushur më shampanjë, por nuk qe e thënë.

Klubi i Evertonit e përgëzoi përmes twitterit Mançester Siitin për titullin e ri të kampionit të Anglisë.

sfidanti.al