Tifozët e Barcelonës reagojnë keq ndaj kthimit te Nejmarit

Ende nuk dihet se në cilin klub do ta vazhdojë karrierën e tij Nejmari, ndërsa u tha se ky futbollist brazilian i ka thënë presidentit të PSZH-së, Al-Kelaifi, se ai do të largohet nga Parisi.

Pronari i PSZH-së ka pranuar që ai të transferohet, por ka kërkuar madje 300 milionë euro për Nejmarin, gjë që vështirë se ka ndonjë klub që do të pranojë një shumë të tillë.

Sidoqoftë, Barcelona ka një ide: t’i japë PSZH-së 100 milonë euro plus dy ose tre lojtarë të vet. Të paktën kështu spekulon media spanjolle, duke vënë në dukje se operiacioni për kthimin e Nejmarit tanimë ka filluar.

Megjithatë, tifozët e Barcelonës nuk e duan më Nejmarin në klub, madje, sipas një ankete të „Mundo Deportivos“, 71,2% të tyre konsiderojnë se kthimi i Nejmarit në klubin katalonjas do të jetë një lëvizje e gabur.

Sfidanti.al