Telenovela Modriç: iku sezoni si fantazëm, po vjen…ai trofeve!

Ylli i Realit të Madridit, Luka Modriç, e pranoi se la mbrapa një sezon të keq, por tha se ai është plot ambicie për sezonin e ardhshëm. Modriçi e di se këtë verë te Reali do të rritet mjaft konkurrenca, por ai konsideron se ka forca dhe kualitetet të mjaftueshëm që ta mbajë me meritë bluzën e Realit të Madridit.

“Unë ndjehem mjaft mirë, megjithëse e pranoi se sezoni i kaluar nuk ishte i mirë për mua dhe për klubin. Megjithatë, unë kam ende forca dhe kualitet që ta ndihmoj Realin”, deklaroi mesfushori kroat, duke shtuar:

“Me siguri që gjatë verës do të vijnë futbollistë të mëdhenj te Reali, pasi ne kemi nevojë për përforcime dhe shpresoj se sezoni i ardhshëm do të jetë i mirë për mua e për klubin dhe ne do të fitojmë trofe të tjerë”.

Sfidanti.al