‘Telenovela’ Lautaro, Arthur: Krenar që më kërkon Interi, por rri te Barcelona

Barcelona dëshiron Lautaro Martinez, por nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e kontratës së argjentinasit me Interin prej 111 milionë Eurosh. Në këtë pikë në median italiane dhe spanjolle po flitet për emra të tjerë që mund të përfshihen në tratativat mes dy klubeve për transferimin e mundshëm të Lautaros në Camp Nou. Një prej këtyre emrave është edhe ai Arthur, por ky I fundit e përjashton menjëherë veten nga kjo histori

‘Është motiv krenarie që emri im lidhet me atë të interit-tha Arthur në një intervistë për ‘La Gazzetta Dello Sport’-është një klub I rëndësishëm me lojtarë e të mëdhenj dhe një trajner shumë të mirë. Por në mendimet e mia është vetëm Barcelona; ndihem mirë dhe e shoh veten këtu edhe për shumë vjet të tjerë’.

Ndërkaq, në anën tjetër edhe Lautaro ndihet mirë në Milano, kështu që Interi do të lëvizë vetëm në 2 raste; pagesën e klauzolës së kontratës, ose të përfshirjes së lojtarëve të tjerë që pëlqehen në ambientet zikaltër. Situata koronavirus zgjat edhe afatet e merkatos, kështu që Barcelona dhe Interi kanë kohë për të folur sërish në lidhje me këte cështje.

Sfidanti.al