Telashe në horizont, Maguire fajtor për sherrin në Mykonos; 21 muaj burg me kusht

Vijojnë telashet  për Harry Maguire. Kapiteni i Manchester United, protagonist i një zënke që bëri xhiron e botës në Mykonës u shpall fajtor për sulm të rëndë, rezistencë ndaj arrestit dhe tentativë për të korruptuar policinë në ishullin grek të Syros. I lënë i lirë gjatë fundjavës, Maguire u dënua me 21 muaj e 10 ditë burg me kusht, ndërkohë që te Anglia, trajneri Southgate e përjashtoi nga përfaqësuesja për ndeshjet e Nations League

Sipas organit të akuzës, futbollisti pas një zënke u ndalua nga agjentët e policisë lokale dhe duke bërë rezistencë iu drejtua atyre me shprehjen klasike; ‘ju nuk e dini kush jam unë’ duke arritur deri aty sa të ofrojë edhe para për t’u lënë I lirë

Sipas avokatit të Maguire, futbollisti, i vëllai dhe një mik i tij hynë në panic pasi zbuluan që motra e lojtarit Daisy ishte narkotizuar nga një grup djemsh shqiptarë. Në atë pikë, ai thirri taksinë për ta cuar në spital, por shoferi i dërgoi menjëherë në stacionin e policisë ku që të treve iu ndezën gjakrat dhe filluan të gjuanin e të fyenin deri sa tentuan të bënin korrupsionin. Për avokatët ishte një gabim në të kuptuarit e gjuhës angleze pasi futbollisti iu referua një garancie të mundshme për t’u paguar.

Nga ana tjetër avokati i dy prej policëve të përfshirë në këtë histori, Ioannis Paradissis tha per median britanike se Maguire e sajoi historinë për shqiptarët teksa ai dhe miqtë e tij tentuan të fshinin veprimet e tyre të neveritshme duke gënjyer për shqiptarët dhe policinë greke. Ndërkaë, vëllai i Maguire, Joe dhe miku I tij u dënuan me 13 muaj burg.

Dënimi i mbrojtësit i dha pasojat e tij edhe te kombëtarja angleze me trajnerin Gareth Southgate që e përjashtoi atë nga Tre Luanët për ndeshjen mes Islandës dhe Danimarkës duke shtuar se është një vendim të cilin e mori në interes të të dy palëve

Sfidanti.al