Tek Atletiko nuk është më sekret se Grizmanin se mban vendi…

Çdo verë gjatë këtyre viteve të fundit, tifozët e Atletikos së Madridit e kanë përjetuar me frikë, për shkak të spekulimeve rreth largimit të futbollistit të saj më të mirë, Antoan Grizman. Ai edhe verën e kaluar ishte në qendër të vëmendjes, ndërkohë që media spanjolle e bëri të sigurt se ai do të shkonte te Barcelona, por në fund, megjithatë, ai qëndroi tek Atletiko.

Tani, krerët e klubit të “jorgaxhinjve”, sikurse e quajnë ndryshe  Atletikon, po bëhen gjithnjë e më të ndergjegjshëm se ata do të mbesin pa lojtarin e tyre më të mire. Ata konsiderojnë se Grizmani tanimë ka rënë dakord me klubin katalonjas dhe, sipas mediumeve spanjollë, ai do të fitojë në “Kamp Nou” 17 milionë euro në vit.

Sfidanti.al