Tebas ‘behet amerikan’; në dhjetor ndeshje e La Liga në Miami?

Presidenti I La Ligës në Spanjë, Havier Tebas ka një obsesion; zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit spanjoll në SHBA, ndoshta në Miami. Ai kërkon që në këtëpikë të kalojë Premier Leaguen dhe të bëjë Ligën Spanjolle të pari kompeticion evropian që të kalojë Atlantikun dhe të zbarkojë në tokën amerikane.

Tebas e bëri tentativën e tij edhe kampionatin e kaluar teksa kërkoi me ngulm që ndeshja Girona-Barcelona të luhej në Miami në 26 janarin e 2019. Gjithcka dukej se ishte gati dhe skuadrat e kishin pranuar këtë propozim, por Federata Spanjolle doli kundër duke njoftur edhe FIFA që nga ana e saj kishte thënë ‘Jo’ në 26 tetor të 2018 teksa theksoi se cdo federatë duhet t’I luajë ndeshjet e kampionatit në territorin kombëtar. Pas kësaj gjithcka u la në heshtje dhe kjo ide u ftoh.

Por në orët e fundit duket se lëvizjet në këtë pikë nisën sërish. Sipas ‘El Confidencial’, Vijarreal dhe Atletiko Madrid kanë pranuar të luajnë në Miami sfidën mes tyre të parashikuar në Stadiumin Ceramica në 7-8 dhjetor të këtij viti. Të gjithë e kanë konfirmuar këtë, duke nisur nga presidenti I Vijarrealit, Fernando Roig në një intervistë radiofonike, por problemet për praktikat, ligjore dhe institucionale janë akoma ashtu sikurse edhe 1 vit më parë. Ashtu sikurse ekziston edhe konfirmimi I qëndrimit të FIFA për të mos e lejuar një ndërmarrje të tillë. Federata Spanjolle nuk është prononcuar dhe kujtojmë që refuzimi I saj I vitit të kaluar është cuar në Gjykatën e Ligës, një proces ky që është ende u hapur. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të shohim sesi do të përfundojë ky kapitull I radhës i ‘luftës’ mes La Ligës dhe Federatës Spanjolle të futbollit.

Sfidanti.al