Do të sfidosh yjet e futbollit ne videogame? hyr në Akademinë e Rud Gulitit

Rud Gulit një prej emrave më të mëdhenj të futbollit holandez, ka ndërmarrë një inisiativë të vecantë; krijimin e Akademisë së FIFA EA Sports, një shkollë e krijuar enkas për të fgjithë ata që luajnë në videogame të FIFA. Është një sipërmarrje që ka të bëjë me mundësinë që u jepet cdokujt që të luajnë përkrah idhujve të tyre futboll virtual madje dhe t’i sfidojë ata.

Gulit e ka shfaqur edhe më parë interesin për lojërat kompjuterike, por vetëm tani vendosi ta hyjë në veprim duke krijuar skuadrën e tij ‘Team Gullit’. Holandezi, kampion Evrope në vitin 1988, i bashkohet kështu Fenomenit Ronaldo që vite më parë bleu 50% të kuotave të ‘Cnb eSports Club’ dhe brazilianit tjetër Nejmar

Ideja e Gullit në këtë pikë është që të krijojë këtë akademi jo vetëm për t’u mësuar si luhet futbolli virtual me videogame, por edhe të marrin pjesë në turne botërorë që janë të njohur zyrtarisht nga FIFA përkrah emrave të mëdhenj në një sfidë me pulte të lojërave kompjuterike

sfidanti.al

—-