Te Barcelona mund të vijnë “alienët e dimrit ”…5 sulmues në listë!

Barcelona, kampione e Spanjës, po lëviz mjaft mirë në të gjithë frontet, por një gjë e tillë, sifoqoftë, nuk do të thotë se klubi katalonjas nuk është angazhuar për përforcimin e ekipit në një të ardhme të afërt dhe prova në këtë drejtim janë transferimet e mbrojtësve Xhejson Muriljo dhe Zhan-Kler Todibo.
Por, sikurse duket, klubi gjigant katalonjas nuk do të ndalojë dhe ka në plan që ta përforcojë sulmin, por, sidoqoftë, fillimisht do që të çlirohet nga shërbimet e Mynir El Jadadit, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit. Barcelona synon ndonjë sulmues që do të mbështesë Mesin, Suarezin dhe Dembelen. Ja nga disa nga sulmuesit që Barcelona ka në listën e saj të dëshirave:
Fernando Lorente të Totenhemit,
Kevin Gameiro të Valsencias
Alvaro Morata të Çelsit
Timo Verner të Lajpcigut
Kshishtof Piatek të Xhenovës
Sfidanti.al