Superofertë angleze për Immobilen; 135 milionë Euro bruto nga Newcastle

Ciro Immobile ka fituar zemrat e klubeve angleze. Në fillim ishte Manchester United që shfaqi interesin e tij për bomberin  e Lazios, kurse tani ka hyrë në skenë edhe Newcastle i cili sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ ka paraqitur një ofertë të cmendur për bomberin italian.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi i Premier Leagues i ka ofruar 55 milionë Euro Lazios për kartonin e Immobiles, kurtse vetë futbollistit i ka propozuar një kontratë 5 vjecare me 8 milionë Euro në sezon për një total prej 135 milionë Euro bruto. Në këtë pikë Immobile pas dy eksperiencave aspak ppozitive me Dortmundin dhe Sevillan mund të tundohet  për një aventurë të re jashtë Italisëe

Por problemi qëndron se në këtë moment, Immobile ndihet mirë te Lazio dhe sulmuesi është i lidhur më këtë skuadër. Në fakt prej kohësh po flitet për rinovimin e kontratës së Immobiles deri në 2025 dhe për një rritje të pagës së tij në 4 milionë Euro neto në sezon.

Sfidanti.al