Superdhurata, Lewandowski jep 1 milion Euro për luftën ndaj coronavirusit

Robert Lewandowski dhe bashkëshortja e tij Ana, bënë të ditur se kanë dhënë 1 milion Euro për të përballuar emergjencën coronavirus. Sulmuesi I Bayernit të Mynihut konfirmoi gjithcka nëpërmjet një postimi në Instagram duke shpjeguar edhe motivet e gjestit të tij.

‘Luajmë të gjithë në të njëjtën skuadër, nëse mund të ndihmojmë dikë, le ta bëjmë këtë. Të përpiqemi të jemi solidarë. Ndiqni këshillat e ekspertëve dhe besoni se do të kthehemi shpejt në normalitet-shkruante nw postimin e tij sulmuesi polak.

Robert Lewandowksi e dha kontribitin e tij financiar për fondin e krijuar nga futbollistët e Bayernit të Mynihut ‘We kick Corona’ duke iu bashkuar edhe dy lojtarëve të tjerë të klubit bavarez, Kimmich dhe Goreztka, edhe këta dhuruan 1 milion Euro.

Sfidanti.al