Suarez tremb Interin: I kënaqur që Barcelona dëshiron të marrë Lautaron

Në Spanjë vazhdojnë përditësimet në lidhje me tentativën e Barcelonës për blerjen e Lautaro Martinez. Por ndërsa klubi zikaltër dhe përfaqësuesit e futbollistin nxitojnë të konfirmojnë se sulmuesi nuk ka ndërmend të lërë Milanon, fjalët e Luis Suarez I trembin jo pak tifozët interistë

‘Lautaro është një futbollist që po rritet shumë në Itali-tha Luis Suarez për të përditshmen ‘El Mundo Deportivo’-është një qendërsulmues që ka lëvizje spektakolare dhe që pasqyron  faktin se është një lojtar I madh. Nuk është cështja nëse përputhemi apo jo, por të qenit  I kënaqur me faktin që klubi dëshiron të marrë lojtarë që duan të ndihmojnë skuadrën në arritjen e të njëjtit objektiv. Pavarësisht konkurrencës së shëndetshme të skuadrës, e rëndësishme  të jemi në të njërën anë të gjithë. Kështu që lojtarët që vijnë për të luftuar për një vend titullari ose të ndihmojnë ekipin do të jenë gjithnjë të mirëpritur’.

Sigurish është e vërtetë që nuk është Luis Suarez ai që I con në fund tratativat për transferimin e Martinez në Katalonjë, por është e qartë se te Barcelona ai vlerësohet në maksimum. Kështu që Interit do t’I duhet të bëjë një sforco të madhe ekonomike dhe t’I përmirësojë kontratën që në këtë moment nuk është e në lartësinë e një futbollisti që kërkohet nga një prej klubeve të mëdhenj të Evropës.

Sfidanti.al