Suarez ndez sirenat e alarmit te Barcelona, do të operohet

Luis Suarez shqetëson sërish stafin teknik të Barcelonës. Sulmuesi uruguajan do t’I nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë ditën e diel, gjë që u konfirmua nga vetë klubi I Barcelonës në një komunikatë për shtyp. Vendimi për operacionin e Luis Suarez u mor pas një konsultimi të futbollistit me mjekun Dr. Kugat dhe do të jetë ky I fundit që do të kryejë këtë ndërhyrje kirurgjikale.

Suarez prej javësh po ndjente se kishte probleme në gjurin e djathtë dhe fillimisht u mendua se do të operojhej ditën e shtunë, por në fund u vendos që ajo të ndodhte të dielën. Ideja e Suarez është që të ndalej në këtë moment për të qenë në dispozicion të skuadrës në fazën finale të sezonit. Ideja është që ai të jetë gati për sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Napolit, sfida e parë me të cilin do të luhet në 25 shkurt.

Kjo do të thotë se Suarez, pas operacionit mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në 6 jave dhe do të mungojë në sfidat me Granadën, Valencian, Levantebn, Betis, Getafen, Eibarin dhe sfidën e parë kualifikuese në Kupën e Mbretit.

Sfidanti.al