Suarez dhe provimi farsë i italishtes, ja pyetjet: Si të quajnë?

Dalin detaje të reja rreth provimit fars të gjuhës italiane të dhënë nga Luis Suarez në Perugia për të marrë nivelin B1 të saj dhe si rrjedhojë të marrë nënshtetësinë italiane. Sic dihet pyetjet e testit ishin akorduar paraprakisht përpara tij dhe tani ‘Corriere Della Sera’ zbulon prapaskena kurioze. Sulmuesi tashmë i Atletico Madrid mori nëpërmjet Teams një pdf me temat që do të trajtoheshin dhe që tani janë në zotërim të hetuesve

Pyetja e parë për të thyer akullin është e thjeshtë fare: Si të quajne? Një pyetje që është e vështirë të gabosh në përgjigje. Më pas  Suarezit iu treguan fotot e një shalqiu dhe një supermerkatoje dhe sulmuesi u përgjigj me termat e duhura.

‘Një qytet italian? Torino’, ishte hapi tjetër i provimit interesant, dicka që u konfirmua pa dashje nga Lorenzo Rocca, një prej ekzaminuesve që disa orë më vonë për median tha: ‘E imagjinon veten në kryeqendrën piemonteze’. Për ta mbyllur kishte pyetje edhe rreth familjes dhe profesionit të tij, ‘Jam futbollist dhe prej 6 vitesh jam te Barcelona’-ishte përgjigjja e Suarez. Dhe e gjithë kjo ndodhi për vetëm 12 minuta

Sfidanti.al