Suarez-Barcelona, tension në maksimum, klubi blaugrana: Të largohet ose një vit në stol

Situata po bëhet akoma më e tensionuar; Barcelona nuk ka ndërmend t’u nënshtrohet tekave të Luiz Suarez dhe kërcënon futbollistin  se do ta lërë një vit në stol deri në përfundim të kontratës në 2021. Pas lajmit të publikuar nga ‘El Mundo Deportivo’ është ‘Sport’ ajo që shton dozën; sulmuesi uruguajan nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe nëse Suarez nuk do të pranojë zgjidhjen e kontratës duke hequr dorë nga pagesa e 10 muajve të ardhshëm dhe të kalojë në një skuadër tjetër, klubi është gati të marrë masa ekstreme.

Është ky një konflikt që Juventus po e monitoron me shumë interes por pa u ngutur duke ditur që koha është një faktor që ka shumë peshë në cështje të tilla. Përvec kësaj, edhe nëse Suarez e zgjidh këtë ngërc me Barcelonën, do të duhet të marrë edhe pasaportën italiane për t’u transferuar në Serinë A

Gjithsesi teksa pret sesi do të zgjidhet ky konflikt, Juventus mendon për alternativat e Suarez për të mos u gjendur i papërgatitur teksa vazhdon të mbajë nën vëzhgim Dzekon dhe Milik.

Sfidanti.al