Strategjia e Wenger për Mbappe; 142 milionë Euro dhe politikë bindëse

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë ndezur akoma më shumë merkaton e transferimeve  ku protagonisti është Kylian Mbappe. Sulmuesi 18 vjecar i Monacos, është vënë edhe në shënjestrën e Arsenalit, trajneri i të cilit Arsene Wenger ka përgatitur edhe një strategji. Sipas tabloidit britanik ‘The Mirror’, kjo strategji e Topcinjve të Londrës është oferta prej 142 milionë, por edhe politika bindëse . Gjithjë sipas ‘The Mirror’, Arsene Wenger ka qenë në kontrakte me babain e futbollistit Wilfried Mbappe i cili duket se ka shumë ndikim mbi  sulmuesin. Në këto bisdedime, Wenger i deklaroi Wilfried Mbappe se nëse do të pranojë ofertën e Realit, futbollisti do të aktivizohet shumë pak pasi përpara ka lojtarë të kalibrit Ronaldo, Bale, Benzema, ndërsa te Arsenali ai do të jetë titullar i padiskutueshëm. Me këto argumente dhe 142 milionë Eurot, wenger shreson që të sjellë Mbappe në Londër.

Sfidanti.al