Stoickov nuk ia kursen fjalët e ëmbla Messit: Meritonte më shumë Topa të Artë

Delegacioni I Barcelonës në Paris në ceremoninë e Topit të Artë për Lionel Messin, kishte në radhët e tij edhe Hristo Stoickov, një personalitet që nuk e lka fshehur kurrë dashurinë për Barcelonën dhe admirimin për Lionel Messin. Legjenda e futbollit bullgar në një intervistë për Barça TV nuk I kurseu aspak fjalët e ëmbla për yllin argjentinas

‘Messi ka shumë përulësi dhe njerëzit e vlerësojnë shumë këtë-tha Stoickov-e  njoh Leon që kur ishte fëmijë, që kur mbërriti te Barcelona dhe gjithnjë ka treguar se është një lojtar jashtë serie. Duhet të kishte fituar më shumë Topa të Artë, e meriton, zoti është kaq I madbh sa vlerëson përulësinë e Lionel Messit me fëmijët, me familjen dhe dashurinë e tij për Barcelonës. Nuk ka ka para që ta blejë këtë

Vetë Stoickov kujtoi edhe momentin kur e fitoi ai Topin e Artë përpara 25 vitesh.

‘Kalova në të njëjtin tapet dhe u ndjeva krenar që përfaqësoja Barcelonën, vendin tim,  shokët e mi të skuadrës dhe trajnerin që u prehtë në paqe-tha Stoickov-është një ditë spektakolare që të rrënqeth mishin sepse është një punë e shumë viteve’.

Sfidanti.al