Sterling rinovon me Mancester Sitin? Vetëm nëse qëndron Guardiola

Zërat e merkatos po rrethojnë Rahim Sterling dhe kjo është mëse e kuptueshme. Sulmuesi anglez po bën një paraqitje fantastike si me Mancester Sitin ashtu edhe me Tre Luanët dhe është padyshim një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton e transferimeve.

Por për 24 vjecarin, së fundmi është folur për mundësinë e rinovimit të kontratës, bisedime këto që mund të kushtëzohen nga qëndrimi apo jo I trajnerit Pep Guardiola. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ Sterling mund të refuzojë zgjatjen e kontratës së tij nëse Guardiola do të lërë Mancester Sitin. Guardiola së fundmi u fol për një rikthim në Bundesligë të Bajerni I Mynihut, por 48 vjecari rishfaqi dëshirën e tij për të qëndruar në Angli.

Për Mancester Sitin, një largim I katalanasit do të thotë lamtumirë edhe e Sterling  që në këtë sezon ka shënuar 14 gola e ka dhënë 5 assist në 18 ndeshje. Kontrata aktuale e tij me kampionët e Anglisë skadon në 2023, ndërsa ajo e Guardiolës në 2021.

Sfidanti.al