Sporting në telashe, rrezikon Evropën po nuk dëmshpërbleu Mihajlovic

Sinisa Mihaljovic vë në telashe Sportingun e Lisbonës. Klubi portugez I detyrohet trajnerit aktual të Bolognas 3 milionë Euro në formën e dëmshpërblimit pëe shkarkimin nga detyra vetëm pak ditë pasi firmosi kontratën në qershor të vitit 2018. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv  dha verdiktin e saj në lidhje me këtë cështje duke urdhëruar Sportingun e Lisbonës që të paguajë dëmshpërblimin Mihajlovicit brenda datës 31 mars.

Nëse  klubi luzitan nuk do ta bëjë këtë gjë atëherë do të rrezikojë të humbasë licencën e UEFA për sezonin 2020-2021 që do të thotë mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane.

Sfidanti.al