Spanjë, rishfaqet hija e skandalit të trukimeve të ndeshjeve

Në Spanjë rishfaqet hija e skandalit të trukimeve të ndeshjeve. Ish anëtari i skuadrës së Osasunës, Angel Vizcay pranoi se në vitet 2012-2014 u bënë pagesa për manipulim të rezultateve të ndeshjeve dhe kjo në dijeninë e të gjithë bordit drejtues të klubit.

më konkretisht Vizcay foli për një pagesë të tillë në favor të Getafes dhe 250 mijë Euro të tjerë në favor të Betis që  këto dy klube të lejonin fitoren e Osasunës në sfidat që kjo e fundit luajti si skuadër pritëse në sezonet 2012/2013 dhe 2013/2014 respektivisht

Sfida ndaj Getafes u luajt në 11 maj të 2013 dhe ishte e vlefshme për javën e 35 të sezonit 2012/13 dhe Osasuna u imponua 1-0. ndërsa ajo me Betis u luajt në 18 maj të 2014 në sezonin 2013/14 për javën e 38 dhe Osasuna fitoi 2-1. Për cudi, kjo fitore e fundit nuk evitoi dot rënien nga kategoria të skuadrës së Osasunës

Po kështu, Vizcay foli edhe për pagesa të kryera ne ndeshje të tjera në fazën finale të sezoneve 2012/13 dhe 2013/14. Një prej skuadrave që mori pagesë ishte Valladolidi me 150 mijë Euro për të fituar ndaj Deportivos (1-0), ndërkohë që 150 mijë Euro të tjerë iu dhanë Betisit, por këtë radhë për të kaluar Celta Vigon(1-0), të dyja këto ndeshje ishin të vlefshme për javën e 35 të sezonit 2012/13

Tjetër pagesë e bërë nga Osasuna ishte ajo ndaj Espanyolit me 250 mijë Euro për barazimin me të në ‘Cornella El Prat, sfidë kjo që në fakt u mbyll 1-1. Betis mori sërish para nga Osasuna, 400 mijë Euro, këtë radhë për të fituar ndaj Villarreal në Benito Villamarin, sfidë e mbyllur 4-3, të dyja këto ndeshje ishin të vlefshme për javën e 37 të sezonit 2013/2014.

sfidanti.al