Spanjë, La Liga do të rinisë në javën e 8 qershorit

La Liga do të kthehet në fushen e lojës në javën e 8 qershorit. Ai që e komunikoi zyrtarisht lajmin ishte vetë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të shtunë. duke parë Kalendarin e La Liga, data më e mundshme e zhvillimit të ndeshjeve pritet të jetë 12 qershori me derbin e Andaluzisë mes Sevilla dhe Betisit dhe pritet që La Liga të zyrtarizojë gjithcka dhe këtu përfshihen edhe masat e nevojshme të sigurisë për zhvillimin e ndeshjeve

Ndërkaq ajo që dihet me siguri është se skuadrat spanjolle i pret një tur i vërtetë force në 11 javët e mbetura të kampionatit për ta përfunduar atë. Ditë më parë presidenti i La Liga, Javier Tebas bëri të ditur disa herë se ideja është që cdo ditë te javës të ketë ndeshje të kampionatit deri në 26 korrik. përsa u përket orareve, ndeshjet e javës do të luhen në orën 18:00 dhe 19:30, ndërsa në fundjava në 19:00 dhe 23:00.

sfidanti.al