Spanja, Luis Enrike shpjegon: Moreno u tregua tradhtar, ambicie e tepruar

Luis Enrike do të drejtojë Spanjën në Euro 2020, por rikthimi I tij në pankinë pas sëmundjes dhe vdekjes të së bijës 9 vjecare, shkaktoi polemika të shumta në vendin iberik pasi u largua Roberto Moreno që ishte asistenti I tij dhe që drejtoi La Rojan drejt fazës finale të kompeticionit.

‘Moreno nuk u tregua besnik-ishte komenti I ashpër I Luis Enrikes-dhe unë nuk mund të dua një person të tillë me vete. Ambicia e verbër nuk është virtyt, por një e metë. Problemet me Morenon nisun në shtator kur më tha se donte të drejtonte skuadrën edhe për fazën finale të Evropianit. Unë e kuptoj, kuptoj edhe  zhgënjimin dhe ambicien e tij, por për mua nuk u tregua I ndershëm dhe nuk mund të punoj me një përson të tillë’.

Luis Enrike foli më pas edhe për vendimin e tij për t’u kthyer në rolin e trajnerit të përfaqësueses spanjolle

‘Ndjej se kam shumë mbështetje-vijoi Luis Enrike-Nuke di se në cilën ditë vendosa të kthehem, por ishte e shpejtë. Doja të rinisja jetën time dhe të vazhdoja të bëja atë që më pëlqen më shumë. Presidenti me telefonoi për të pasur stafin tim dhe tani jam I lumtur, kthehem në shtëpi. Është një ditë e vecantë për mua dhe familjen time’

Përsa I përket ambicies së Spanjës në Evropian, Luis Enrike preferoi të tregohej I kujdesshëm në fjalët e tij. ‘Spanja  u kualifikua shkëlqyeshëm-tha trajneri asturian-jemi një skuadër shumë e mirë, mes favoriteve. Por ka edhe skuadra të tjera, e për më tepër me siguri do të ketë edhe surpriza’.

Sfidanti.al