SPAL, Cionek, mbrojtësi ‘polic’, ndalon një grabitës në Ferrara

Thiago Cionek shndërrohet në hero teksa u bë protagonist I një gjesti kurajoz, altruist dhe qytetar. Kryetai I Bashkisë së Ferrarës, Alan Fabbri konfirmoi gjithcka teksa tregoi sesi mbrojtësi polak arriti të evitojë një grabitje në një dyqan duke e ndjekur dhe kapur keqbërërsin

‘Pasi mësuam lajmin për ndjekjen, kontaktova Thiago Cionek për ta falenderuar-tha Fabbri-dua ta bëj publike vetëm tani, Gjesti I tij ishte shumë bujar dhe altruist që shndërrohet në dicka me të vërtetë speciale në këtë moment të vështirë. Të ndërhysh në një grabitje dhe të ndalosh pa frikë një hajdut duke e ndjekurë në mes të rrugës do të thotë se je I kujdesshëm, I pranishëm dhe se e do qytetin. Në këto ditë të komplikuara ku duhet të rrimë të distancuar nga njëri-tjetri, falë edhe këtij aksioni ndihemi akoma më të bashkuar’.

Sfidanti.al