Southampton në krye të Premier League; postim ‘alla Trump’ për të ndalur kampionatin

Nuk ndalet rrugëtimi i Southamptonit në Premier League angleze. Pas fitores 2-0 ndaj Neëcastle, kjo skuadër e sheh veten në krye të klasifikimit në kampionatin anglez. Sigurisht që është një ndeshje më shumë, por ky vend i parë bashkë me Liverpoolin, por me një golavarazh më të mirë. Në këtë pikë klubi mendoi mirë të ironizojë momentin e shkëlqyer të tij duke ‘cituar’ zgjedhjet presidenciale amerikane dhe sjelljen e Donald Trump në lidhje me numërimin e votave.

Dhe në fakt në profilin zyrtar të klubit në Twitter shfaqet renditja momentale e klubeve të Premier League të shoqëruar nga fraza ‘Stop the Count’(Ndaloni numërimin), një frazë që i referohet pikërisht disa daljeve në media të Donald Trump i cili u vetëshpall fitues i zgjedhjeve përpara se të mbylleshin numërimet e votabve edhe në shumë shtete.

Euforia dhe simpatia nuk i mungojnë Southamptonin që tani po ëndërron dhe shpreson që të vijojë me fitimin e pikëve në kampionatin anglez.

Sfidanti.al