Sondazhi francez: Messi, dribluesi më I mirë në histori

Driblimi, cfarë pasioni, por kush është maestroja e një prej gjesteve më të dashur dhe më të kërkuar nga të apasionuarit e futbollit dhe vetë lojtarët? Kësaj pyetjeje iu përgjigj një sondazh në Francë I kryer nga RMC teksa u kërkoi tifozëve të zgjidhnin mbretin e driblimeve të të gjitha kohërave.

Sondazhi u krye si një turne tenisi me sistem eliminimi dhe në fund ai që fitoi ishte Lionel Messi që në një finale të gjithë amerikanolatine mundi Ronaldinhon me 50.7% të preferencave, ndërkohë që braziliani mori 49.3% të votave. Në gjysmëfinale Messi mundi Fenomenin Ronaldo, ndërsa Ronaldiho fitoi ‘derbin brazilian’ me Neymar. Përsa I përket Cristiano Ronaldos, portugezi u eliminua në 1/8 e finaleve nga Johan Cruyff. Për t’u theksuar është emri I Mahrez që u eliminua në 1/8 e finaleve nga Neymar, për meritën se kishte eliminuar më parë Maradonën, një sfidë kjo që ngre pak dyshime

Sfidanti.al