Solskjaer shuan zërat: Pogba është i lumtur te Mancester Junajtid

Ditët e fundit u shtuan shumë zërat për largimin e Pol Pogba në drejtim të Realit të Madridit. Ishte vetë mesfushori që  i nxiti këto zëra me një deklarayë të tij duke i shkelur syrin në një farë mënyrë klubit merenges.

‘Reali është një klub ëndrrash dhe të stërvitesh me Zidan është një ëndërr për të gjithë lojtarët-kishte deklaruar pak kohë më parë Pol Pogba.

Ai që del në skenë dhe shuan zërat e largimit të futbollistit francez në drejtim të kryeqytetit spanjoll është vetë trajneri i Mancester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer.

‘Pol është një njeri i sjellshëm dhe i edukuar që iu përgjigj një pyetjeje të përgjithshme për Zidan, që është një ikonë në Francë dhe një trajner fantastik-tha Solskjaer-ai iu përgjigj me mirësjelljeje pyetjes, por Pol është i lumtur këtu. Është një pjesë e rëndësishme e skuadrës, një lojtar rreth të cilit duhet ndërtuar skuadra’.

sfidanti.al