Slloveni Ceferin – në krye të një “revolucioni financiar” në fuboll

Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin, konsideron se është e nevojshme që të fillojë të aplikohet një “taksë luksi”, në kuadrin e së cilës të përcaktohet një kuotë lidhur me atë sesa mund të lejohet të shpenzojë një klub për blerjet e reja gjatë një viti. Po ashtu, ai është në favor të asaj që të kufizohet aplikimi i rregullit “Bosman”, sipas të cilit lojtarët nga vendet e Bashkimit Evropian të konsiderohen si lojtarë vendas në ligat e vendeve-anëtare të tij. Në futboll, asnjëherë më parë, nuk ka pasur kaq shumë para në qarkullim, por, ndërkohë, asnjëherë më parë, nuk ka pasur një pabarazi financiare kaq të madhe”

Pjesa më e madhe e mjeteve financiare që investohen momentalisht, në fakt, përfundojnë te disa klube, me të cilët luajnë futbollistët më të shtrenjtë, konkretisht, edhe më të mirët në botë. Një fakt i tillë nuk i pëlqen aspak presidentit të ri të UEFA-s që, në kongresin e Helsinkit, paralajmëroi se, brenda një kohe të shkurtër, në futboll, do të bëhen disa ndryshime të mëdha sa i përket shpërndarjes financiare në Evropën e futbollit që mund të quhet edhe “revolucion financiar”.