Skuadra quhet “Milionerët”, por ndaj tyre u hodh një thikë në stadium

Ishte emër i famshëm në vitet 50-të, kur fanelën e veshi edhe Alfredo Di Stefano. Milionarios, skuadra e shquar kolumbiane, sot është në realitet tjetër, madje në atë lloj sendërtimi kur mund të rrezikohet jeta në stadium. Futbollistëve të saj iu hodh një thikë nga tifozët në ndeshjen që po luante në Medelin, në elitën e futbollit kolumbian. Fati ishte i madh që tifozi që hodhi thikën nuk pati saktësi në gjuajtje, dhe ajo nuk lëndoi askënd.

Thika iu drejtua saktësisht mbrojtësit David Mekalister Silva, ndërsa skena ndodhi në stadiumin “Atanasio Girardot” të Medelinit në kohën kur skuadra mike po festonte golin e dytë në sekondat e fundit të ndeshjes. Suksesi ishte 2-1 me gola nga Huan David Perez Benitez dhe Hansel Orlando Zapata Zape. Silva ia tregoi thikën gjyqtarit, i cili ia dorëzoi zyrtarit të katërt duke e larguar nga fusha.

Sfidanti.al