Skenari i Serie A, rifillimi me ndeshje në darkë në 17:00, 19:15 dhe 21:30

Këtë të hënë Lega Calcio në Serie A do të bëjë të ditur kalendarin e rifillimit të kampionatit dhe oraret, por mund të imagjinohet lehtë sesi do të jetë pjesa tjetër e sezonit në  kampionatin italian. E përditshmja ‘Il Messaggero’ shpjegon se do të jenë 3 fasha orare; 17:00, 19:15 dhe 21:30 edhe pse mund të ketë një shtyrje të mëtejshme me 15 minuta për të ndihmuar futbollistët , të trembur nga vera e nxehtë. Mes ndeshjeve do të ketë një interval prej 2 orësh e 15 minutash

Në Serie A janë edhe 124 ndeshje për t’u luajtur që do të zhvillohën në 6 turne në fundjavë dhe 6 turne në mesjavë, ndërkohë që mbyllja e kampionatit do të jetë në 2 gusht. Në fundjava do të ketë ndeshje të premten ose të hënën në orën 21:30, 3 ndeshje të shtunave, 6 sfida të dielave. Përsa u përket mesjavave, 2 ndeshje do të luhen ditëve të marta dhe 2 të enjteve dhe 6 të mërkurave.

Kampionati italian do të rifillojë me ndeshjet e shtyra të javës së 25  dhe bëhet fjalë Torino-Parma të shtunën 20 qershor ora 19:15, Verona-Cagliari e shtunë 20 qershor në 21:30, Atalanta-Sassuolo e dielë 21 qershor në 19:15 dhe Inter-Sampdoria e diel në 21:30.

Sfidanti.al