Skandal te Lajpcigu; Ilsanker akuzohet për përdhunim

Lajpcigu e mbylli 2019 në mënyrë perfekte  teksa u shpall kampione e dimrit të Bundesligës në fundin e fazës së parë, ndërkohë që siguroi edhe kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve ku do të përballet me Totenhemin e Zhoze Murinjos. Por 2020 nuk filloi aspak mirë ku janë publikuar lajme që tifozëve të Lajpcigut nuk do t’u pëlqejnë aspak. Ndërsa në merkaton e transferimeve flitet për largimin e Diego Demes te Napoli, nga Austria publikohet një lajm kronike që askush nuk do t’I dëgjiojë e t’I lexojë; Shtefan Ilsanker është nën akuzë për dhunë seksuale

Futbollisti austriak, që u transferua te Lajpcigu në 2015 u denoncua në policinë e Salzburgut nga një vajzë 26 vjecare. Radiotelevizioni austriak ORF shpjegon se forcat e rendit e morën denoncimin e saj, por pa dhënë detaje të tjera. Në këtë pikë janë të përditshmet e tjera që japin këto detaje, sic është rasti I  Salzburger Nachrichten. Sipas kësaj të përditshmeje, ngjarja ndodhi në mesnatën e 3 e 4 janarit pas një feste private në një apartament ku u konsumuan shumë pije alkolike.

Kështiu që tani futbollistit, që në këtë sezon nuk po gjen hapësira, duhet të mbrohet nga akuzat. Në fakt, Ilsanker e konsideron veten të pafajëshmë në të gjithë këtë histori teksa e shpreh pretendimin e tij nëpërmjet avokatit, Kurt Jelinek. Ky I fundit refuzon cdo akizë në drejtim të Ilsanker që lka luajtur  41 ndeshje me përfaqësuesen austriake. Jelinek thekson se në deponimin e bërë nga akuzuesja ka disa mospërputhje me atë cfarë ndodhi realisht. Ndërkaq policia ka nisur hetimet e saj, ndërsa Lajpcigu ende nuk ka dalë me një deklaratë në lidhje me këtë cështje.

Sfidanti.al