S’ka pension, por nje transferim befasues! Bufoni në Argjentinë?

Mediume të ndryshëm shkruanin, dje, se portieri legjendar italian, Xhaluixhi Bufon, po bëhet gati të lajmërojë largimin e tij nga futbolli aktiv, mbas një karriere të gjatë dhe të pasur më shumë trofe. Sidoqoftë, sipas informacioneve më të fundit, klubi gjigant argjentinas, Boka Juniors, ka nisur përpjekjet që t’ia prishë atij planet. “Radio Kontinental” e Argjentiës njofton se ky klub është i interesuar që ta angazhojë Bufonin, të cilit, në fund të këtij sezoni, do t’i mbaropjë kontrata me Juventusit. Thuhet se Boka do t’i ofrojë portierit veteran italian një kontratë gjashtëmuajore.

Me siguri që Boka do të përpiqet që të shfrytëzojë edhe futbollistin e saj të njohur, Karlos Tevez, në përpjekje për ta bindur Bufonin, pasi ata të dy kanë luajtur bashkë gjatë dy viteve, kur ky lojtar argjentinas ka luajtur me Juventusin.

Në Buenos Ajres, duan që ta forcojnë ekipin e vet para play-off-it të Kupës Libertadores. Sidoqoftë, vështirë që të besohet se Bufoni do ta vazhdojë karrierën e tij në ndonjë klub tjetër, veç Juves.

Sfidanti.al