Simeone: Unë nuk jam  në kokën e Grizmanit, se besoj dot “

Ylli francez i Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes, pasi po flitet për një transferim eentual të tij te Barcelona.

Trajneri i Atletikos, Diego Simeone, thotë se ai nuk e di se çfarë plani për të ardhmen ka vetë Grizmani, por, sidoqoftë, shpreson se ai do të qëndrojë në Madrid.

“Unë gjithnjë them se ai ndjehet mirë te neve, ai është kapiteni ynë dhe ka të gjithë vëmendjen që meriton. Unë nuk jam në kokën e tij dhe nuk e di se çfarë plani për të ardhmen ka ai, por, megjithatë, ne nuk jemi të shqetësuar, sepse unë besoj se ai do të vazhdojë të rrijë te neve”, dekaroi trajneri i Atletikos, Simeone.

Grizmani ka ardhur tek Atletiko e Madridit më 2014 nga Real Sosiedadi për 30 milionë euro. Kontrata e tij me Atletikon ka një kohëzgjatje deri më 2023, ndërkohë që klauzola e tij e shitjes është 120 milionë euro. Ai është futbollisti më i paguar tek Atletiko me 20 milionë euro në vit.