Simeone largon zërat: Jam i lumtur te Atletico Madrid, me klubin jam në sintoni

Diego Pablo Simeone e largon hipotezën e një lamtumirë nga pankina e Atletico madrid. Trajneri argjentinas, që pas eliminimit në Kupën e Mbretit la të kuptohej se e ardhmja e tij e Los Colchoneros nuk ishte e sigurt, u përpoq që të largonte cdo hije dyshimi.

‘Me drejtuesit e klubit flasim vazhdimisht, si kur fitojmë ashtu edhe kur humbasim-tha Simeone-kemi të njëjtën sintoni si gjithnjë dhe unë jam shumë i lumtur me Atletico Madrid. Po luajmë shumë mirë, kaluam nga një vit tranzicioni në një vit ku skuadra është më kompetitive dhe më konstante në kampionat’.

Kontrata e ‘Cholo’ Simeones me klubin madrilen skadon në qershor të 2022 dhe Atletico është në krye të La Ligës me 3 ndeshje më pak duke përfshirë këtu edhe sfidën me Bilbaon të shtyrë për shkak të stuhisë ‘Filomena’. por pas humbjes me Cornella, Simeone pohoi se ishte i hapur ndaj të gjitha mundësive dhe se është gati për cdo vendim të klubi me trajnerin që foli edhe për këtë deklaratë.

‘Jam shumë i sinqertë dhe e them gjithnjë atë që mendoj-shtoi Simeone-them gjithnjë që të nesërmen mund të më shkarkojnë. Nuk kam se cfarë të shtoj tjetër, cdokush është i lirë të mendojë cfarë të dojë’.

Sfidanti.al