Si mund të harrohet Makalele,  kthehet te Çelsi si trajner

Ish-mesfushori i Çelsit, Klod Makelele do të kthehet te Çelsi si trajner, më konkretisht, ai do të punojë kryesisisht me futbollistët e rinj të akademisë së futbollit të “bluve” të Londrës.

Makelele ka luajtur me Çelsin gjatë viteve 2003-2008, duke zhvilluar me të 217 ndeshje dhe duke e fituar dy herë kampionatin anglez, FA Kupën dhe Kupën e Ligës (dy herë). Më 2011, Makelele nisi karrierën e tij si trajner, duke u angazhuar te PSZH-ja, Monako dhe Suonsi, ndërkohë që ai ka drejtuar edhe Bastian franceze dhe Eupenin belg.

Interesante është se te Çelsi në role të ndryshëm janë kthyer disa ish-futbollistë të tij: Frenk Lampard është bërë traner kryesor i tij, Xhodi Moris – asistent i tij dhe portieri Peter Çeh – drejtor teknik. Në rolin e tij të ri Makelele do të punojë bashkërisht me ish-lojtarët e Çelsit Karlo Kudiçini, Paulo Fereira dhe Tore Andre Flo.

Sfidanti.al