Shvajnshtajger thotë ‘Mjaft’; mesfushori tërhiqet nga futbolli

Bastian Shvajshtajger thotë ‘Mjaft’ dhe var këpucët në gozhdë. Mesfushori 35 vjecar gjerman deklaroi tërheqjen nga futbolli I luajtur dhe ishte vetë ai që e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, 2 ditë pas ndeshjes së tij të fundit me Chicago Fire.

‘Erdhi momenti-shkruante Shvanjshtajger në profilin e tij në Tëitter-dua të falenderoj të gjithë juve dhe klubet ku kam luajtur, Bajern, Mancester Junajtid, Chicago Fire dhe Gjermaninë e padyshim Ana Ivanovic e familjen time për mbështetjen e tyre’.

Bastian Shvajnshtajger ka kaluar 17 sezone me Bajernin e Mynihut me të cilin është aktivizuar në 500 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 68 gola. Me bavarezët ai ka fituar 8 tituj të Bundesligës, 7 Kupa të Gjermanisë, 1 Ligë Kampionesh dhe 1 Superkupë Evrope. Në vitin 2015 ai u transferua te Mancester Junajtid, ndërsa në 2017 kaloi pikërisht te Chicago Fire në MLS.

Me përfaqësuesen gjermane, kapiten I së cilës ai ka qenë për 2 vjet, Shvajnshtajger ka zhvilluar 121 ndeshje me 24 gola të shënuar. Kulmin me ‘Die Mannschaft’ Shvajnshtajger e arriti në vitin 2014 kur u shpall kampion bote në Botërorin e Brazilit.

Sfidanti.al