Shpjegimi I Kante: Te Celsi jam si në shtëpi, ja se përse e refuzova PSG

Jo vetëm Hazard, Paris Sën Zhermen u refuzua edhe nga mesfushori N’Golo Kante. Mesfushori francez u rrëfye në një intervistë për Canal Plus teksa theksoi se kishte marrë disa oferta nga kampionët e Francës, duke vënë në dukje një të verës së vitit 2018, por në fund ai vendosi që të qëndrojë në Londës ku është I lumtur dhe ku ndihet shumë mirë

‘Janë momente kur nuk e dimë mirë se ku duam të shkojmë ose cfarë duhet të bëjmë-tha Kante-Dimë vetëm ku jemi dhe cfarë hemi. Të jesh te Celsi për mua do të thotë te jem në vendin tim, në vendin e duhur. Zgjodha të mos shkoj te Paris Sën Zhermeni jo vetëm për motive sportive. Nëse nuk shkova te PSG, është sepse këtu në Londër ndihem mirë. Jam si në shtëpi, e për më tepër më pëlqen projekti I Celsit’.

Sfidanti.al