Shpërblimet e Barcelonës; pagë e përjetshme për ata që triumfuan në Evropë

Barcelona u paguan një pagë të përjetshme të gjithë lojtarëve të saj që kanë triumfuar në Evropë. Ai që e zbuloi këtë fakt kurioz ishte ishte Huan Karlos Heredia, argjentinas I natyralizuar si spanjoll dhe që ka qenë në radhët e skuadrës katalanase  me Johan Krujf duke fituar Kupën e Kupave.

‘Kur Barcelona fitoi Ligën e Kampioneve në Romë, ish presidenti I saj laporta bëri të ditur se të gjithë ata që kanë fituar në Evropë me Barcelonën do të merrnin pagë të përjetshme dhe ai e bëri këtë fakt të kryer-tha Heredia.

‘Milonguita’ Heredia u detyrua të tërhiqej shpejt nga futbolli, në moshën 29 vjecare për dëmtim të ligamentebe në meniskun e gjurit, por në karrierën e tij të shkurtër ai arriti të fitojë një Kupë Kupash me katalanasit në 1978/79 në finalen me Fortuna Dyseldorf. Për këtë arsye, sic e shpjegon edhe ai vetë në një intervistë për ‘Tactical Room’, ai merr një pagë të përjetshme nga Barcelona sic i ishte premtuar nga Laporta pas suksesit të Barcelonë në finalen e Ligës së Kampioneve të 2009 kundër Mancester Junajtid.

Sfidanti.al