Shpërbërje e plotë: Boltoni ka mbetur me vetëm pesë futbollistë!

Ka  një kohë të gjatë që klubin anglez Bolton Uonderers, dikur klub standard i Premier Ligës, e ka përfshirë një krizë e rëndë.

Nga ky klub kanë ikur shumë lojtarë dhe i fundit në këtë seri largimesh është Erhun Oztumer që vetëm mbas një sezoni i tha lamtumirë këtij klubi anglez që tani konkurron në Ligën e 1-rë.

Boltoni sezonin e kaluar ra një kategori më poshtë nga Championshipi dhe momentalisht në listën e vet zyrtare ka vetëm pesë lojtarë, Remi Metjus, Ben Olivik, Xhejson Lu, Luk marfi dhe Xhejms Uir.

Në ndeshjen kundër Koventrit në kuadrin e raundit të 2-të të Ligës së 1-rë Boltoni doli në fushë me një ekip që përbëhej kryesisht nga futbollistë të rinj, mosha mesatare e të cilëvë ishte rreth 19 vjeç!

Sfidanti.al