Shorti nuk ka mëshirë: Pogba kundër Pogba! Një i tretë..mungon

Pogba kundër Pogba! Ky është verdikti i shortit të hedhur në Nijon në kuadrë të 16-ve për finalet e Europa Ligë.  Nga njëra anë do të jetë Pol, bashkë me Mancesterin e tij, kandidat për fitoren finale, ndërsa në krahun tjetër, Florentin, që do të synojë të rëzojë “djajtë” me shokët e tij tek Sent-Etjeni. Së fundi, një sfidë në familje kjo e vëllezërve Pogba në muajin shkurt.

Në apel mungon vetëm vëllai i tretë, Mathias, që luan me ekipin e Spartës së Roterdamit, e cila nuk luan në Europa Ligë.  Tri vëllezërit Pogba mbulojnë role të ndryshme në fushë” Florentin luan mbrojtës, Pogba është mesfushor dhe Mathias është sulmues.  Mathias dhe Florentin janë binjakë dhe janë 3 vite më të mëdhenj se Pogba, të lindur në vitin 1990-të dhe luajnë për nacionalen e Guineas dhe pse kanë marrë nënshtetësinë franceze.

Sfidanti.al