Shorti I Euro 2020, Grupi F është Grupi I Ferrit

Bukureshti ishte vendi ku u hodh shorti I kampionatit evropian të futbollit të vitit 2020. Fati ishte I pamëshirshëm për skuadrën kampione të botës Francën dhe atë të Evropës, Portugalinë teksa I vendosi në Grupin F që shndërrohet në’Grupin e Ferrit’ duke qenë se atyre Iu bashkohet edhe Gjermania. Këtyre dy skuadrave do t’u shtohet edhe skuadra fituese e playoffit A ose D të Nations League

Përsa u përket skuadrave të tjera, Italia e kaloi rrezikun Francë e Portugali dhe e sheh veten në Grupin A së bashku me Turqinë, Uellsin dhe Zvicrën, mund të thuhet fare mirë që Të Kaltrit u buzëqeshën nga fati teksa janë në një grup që është mëse I kalueshëm

Përsa u përket Grupeve të tjera, Belgjika që bëri polemika për shortin, është në grupin B e cila dihej se kishte Rusinë si kundërshtar ndërkohë që në këtë grup janë edhe Finlanda e Danimarka. Holanda, një tjetër vend që u ankua për formatin e shortin pasi e dinte që në fillim që Ukrainën  do ta kishte në grup, do të ketë si rivalë edhe Austrinë dhe fituesin e playoffit D ose A të Nations League

Grupi  I fazës finale përbëhet nga Anglia, Kroacia që u përballën mes tyre edhe në Nations League, Cekia dhe fituesen e playoffit C të Nations League ku ndodhen  Skocia, Izraeli, Norvegjia dhe Serbia, ndëra në Grupin E, është Spanja që do të ketë sërish në grup Suedinë, Poloninë dhe fituesin e playoffit B të Nations League ku do të përballen Bosnja, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe Irlanda.

Kampionati evropian I futbollit do të nisë në 12 qershor të 2020 në Romë dhe do të mbyllet në 12 korrik në Londër.

Sfidanti.al