Shokon Vanderlei Luksemburgo; ka kancer në lëkurë

Vanderlei Luksemburgo trondit botën e futbollist. Trajneri i Vasko De Gamës, sipas të përditshmes ‘Globoesporte’ është diagnostikuar me kancer në lëkurë. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmejem, trajneri brazilian që në 2004-2005 ka drejtuar edhe Realin e Madridit i është nënshtruar një biopsie për të hequr 3 njolla në hundë, një prej të cilave ishte malinje për shkak të sëmundjes

Luksemburgo do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, për të cilën nuk do t’i duhet që të presë më shumë se 3 muaj, kështu që mund të presë fare mirë mbylljen e kampionatit brazilian.

Edhe pse klubi i Vasko De Gamës nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare, shumë skuadra braziliane nëpërmjet rrjeteve sociale janë shprehur se i janë pranë trajnerit Luksemburgo. Mes këtyre klubeve është Santosi të cilin ai e ka drejtuar në 4 raste duke fituar edhe një titull kampion të Brazilit dhe 2 kampionate Paulista. në 1998-2000 drejtoi përfaqësuesen braziliane me të cilën fitoi Copa America 1999 dhe medaljen e argjendtë të Confederations Cup po në 1999.

sfidanti.al