Shok për Riverin: Kapiteni Ponziobi nuk do të shkojë në Spanjë?!

Është vendosur që ndeshja e dytë finale e Kupës Libertadores mes River Plates dhe Boka Juniorsit të zhvillohet më 9 dhjetor në Madrid, pasi ajo është shtyrë dy herë, për shkak të trazirave të dhunshme që shpërthyen në Buenos Ajres. Tani, si vend i zhvillimit të kësaj ndeshjeje të mezipritur, sidomos, në Amerikën Latine është zgjedhur stadiumi “Santiago Bernabe”.
Kërkesat për bileta janë shumë më të mëdha. Sipas organizatorëve, këta të fundit deri tani kanë marrë më shumë se 150 000 kërkesa, kështu që nuk ka asnjë dyshim se kjo do të jetë “ndeshja e vitit”
Sigurisht që ekipi më i pafavorizuar do të jetë Rivel Plate që nuk do të luajë para tifozëve të vet, ndërkohë që ndeshjen e parë e luajti jashtë fushës së vet, por, fundi i fundit, fajin e kanë tifozët e vet huliganë. Por, ka edhe një lajm tjetër të keq për këtë klub argjentinas, pasi ka shumë shumë mundësi që në këtë ndeshje të mos luajë kapiteni i Riverit, Leo Ponziobi, që për shkak të dëmtimit nuk luajti në ndeshjen e parë finale, kështu që të gjithë tifozët mezi e prisnin kthimin e tij në fushë. Por, ai mund edhe të mos luajë, sepse, kur ai para disa vitesh ka luajtur në Spanjë me Saragozën, është akuzuar për fiksime paraprake ndeshjesh. Rasti i tij ende është në hetim e sipër në Spanjë dhe ekziston mundësia që ai të arrestohet, sapo të shkelë në tokën spanjolle!
Sfidanti.al