Shkëndija tregoi fytyrën e saj të vërtetë, “tenis” me Rabotniçkin

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani, nuk e fshihte kënaqësinë e tij të madhe mbi fitores impresive 6-2 të ekipit të tij ndaj Rabotniçit të Shkupit në ndeshjen derbi të javës së pestë të kampionatit kryesor maqedonas.
“Sigurisht që unë jam i kënaqur nga rezultati dhe loja që zhvilluan lojtarët tanë kundër ekipit Rabotniçki”, deklaroi Qatipi, duke theksuar më tej:
“Shkëndija tregoi fytyrën e saj të vërtetë, ashtu sesi duhet të luajë ekipi që të arrijë rezultate pozitive. Unë kërkoj nga lojtarët tanë lojë të shpejtë me shumë kombinime, duke qenë të ndërgjegjshëm ndërkohë se me këtë ritëm nuk mund të luash gjatë 90 minutave, por, duke pasur si synim që të krijojmë herë pas here shanse për gola. Edhe pse ne fituam 6-2, ka gjithnjë hapësirë për përmirësime të mëtejshme. Ne, midis të tjerash, do të synojmë që ta rregullojmë lojën në mënyre të tillë që të mos pësojmë gol që në fillim të ndeshjes, sikurse ndodhi edhe në ndeshjen me Rabotniçkin”, deklaroi trajneri i ekipit tetovar.
Sfidanti.al