Shkëmbim poste, Klopp I përgjigjet tifozit të vogël të Manchester United

Jurgen Klopp konfirmohet një mjeshtër edhe në raportet njerëzore dhe jo vetëm në fushën e lojës. Trajneri I Liverpoolit mori një letër nga një tifoz I vogël I Manchester United, Daragj Curley që I ankohej se skuadra e The Reds po fitonte shumë ndeshje.

‘Të lutem bëj që skuadra jote të humbasë-lexohej në letrën e vogëlushit 10 vjecar dhe Klopp si një zotëri I vërtetë I përgjigj me shumë elegancë.

‘Më vjen keq, por nuk mundem të plotësoj kërkesën tënde-shkruante ndër të tjerat në letrën e tij Jurgen Klopp-ke shumë pasion dhe Manchester United është një klub me fat që ka një tifoz si ty. Shpresoj që ty mos të të vijë shumë keq nëse nedo të fitojmë të tjera ndeshje e do të ngremë trofe. Klubet tona janë rivale, por kanë edhe respekt reciprok mes tyre. Për mendimin tim ky është futbolli’.

Sfidanti.al