Shitja e Interit, Bc Partners, aleancë me Gianluca Vialli

Një subjekt i ri zbret në fushë si konsulent për ndryshimin e mundshëm të pronësisë të klubit zikaltër në tratativat mes Bc Partners dhe grupit Suning. Bëhet fjalë për kompaninë Tifosy Ltd, platforma britanike e croëfunding sporiv dhe të konsulencës për tema financiare të jashtëzakonshme të themeluar nga Fausto Zanetton, ish bankier në Morgan Stanley dhe ish kampioni i futbollit, Gianluca Vialli.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja e specializuar në lajmet financiare ‘Il Sole 24 Ore’. Sipas kësaj të përditshmeje, ata që do të asistojnë përgjegjësin e Bc Partners, Nikos Stathopoulos  në tratativa janë Marco Re dhe Fausto Zanetton. Kompania britanike ka shumë eksperiencë në sektorin e operacioneve financiare të jashtëzakonshme në futboll, duke qenë se së fundmi ka ushtruar edhe rolin e këshilltarit  në blerjen e Pisa, ndërkohë që ishte edhe në qendër të tratativave me pronarin e Sampdorias, Massimo Ferrero për blerjen e klubit xhenovez, tratativa që në fund dështuan.

Sfidanti.al